Një 36 vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia në Greqi pas denoncimit të thjeshtrës së tij 25-vjeçare, e cila ka rrëfyer se është abuzuar seksualisht për 11 vite nga ai. Sipas mediave greke njerku shqiptar ka abuzuar më të renë që në moshën 14 vjeçare.
Sipas ERT-së, burri dyshohet se ka filmuar aktet e pahijshme, ndërsa nëna e vajzës ka heshtur për rastin e rëndë. Ngjarje e rëndë u zbuluar pasi autori dhunoi 25-vjeçaren dhe ajo më në fund vendosi që të thyejë heshtjen dhe vendosi që të kallëzojë partnerin e nënës 50-vjeçare.
E abuzuara ka treguar se makthi ka nisur në vitin 2013, kur partneri i nënës së saj filloi të abuzonte vazhdimisht me të. Kur ajo u rrit autori i dyshuar e përdhunoi vazhdimisht, ndërsa në të njëjtën kohë filmonte dhe veprimet e tij të turpshme, duke e kërcënuar vajzën se nëse do të fliste për atë, do t’i publikonte videot në rrjetet sociale.
Sipas të resë, sa herë që ai abuzonte seksualisht me të, 36-vjeçari përdorte drogë, ndërsa ndonjëherë i jepte para ose dhurata për t’i blerë heshtjen.
Fatkeqësisht, e gjithë kjo ndodhi nën heshtjen fajtore të nënës së vajzës, e cila e dinte se partneri i saj po përdorte dhe trafikonte drogë.
Pas denoncimit, 36-vjeçari shqiptar është arrestuar, ndërsa u kryen kontrolle në banesën e tij në ishullin e Aeginës, ku iu gjetën 1.5 kilogramë kanabis, një pistoletë, katër thika, 18.000 euro. Ai do të dërgohet në prokurori ditën e hënë .