Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka uruar mësimdhënësit në ditën e tyre.
Pra sot, 7 Marsi shënon Ditën e Mësuesit.
Rama uroi 7 marsin me “Himnin e Mësuesit” që e këndonin nxënësit.
“Mirëmëngjesi dhe duke ju uruar Gëzuar 7 Marsin me “Himnin e Mësuesit”, kënduar nga nxënësit e shkollave të Tiranës dhe kori i Liceut Artistik, me mirënjohjen më të thellë dhe respekt për mësuesit e çdo krahine të Shqipërisë, të trojeve ku flitet shqip dhe diasporë, ju uroj një ditë të mbarë”, shkroi Rama.