Ballina Kosovë Në ditën kur klerikët serbë vizituan Kishën në Studenicë, një grua njofton...

Në ditën kur klerikët serbë vizituan Kishën në Studenicë, një grua njofton policinë se është dëmtuar rrethoja e këtij kompleksi

116
0

Disa klerikë serbë kanë vizituar Kishën në fshatin Studenicë të Istogut të martën – duke ngjallur reagime të shumta.

Kryetari i Komisionit për Çështjet e Sigurisë dhe Mbrojtjes, Bekë Berisha, e ka dënuar ashpër këtë vizitë, pasi siç ka thënë, qëllimi primar i tyre ishte përhapja e shumë të pavërtetave dhe nxitja e urrejtjes në Kosovë.

Breshri zbardh rrugët e Tiranës

E Policia e Kosovës përmes raportit 24 orësh ka njoftuar se një grua përmes telefonit është ankuar se po atë ditë është dëmtuar rrethoja e këtij kompleksi kishtar.

“Fsh. Studenicë, Istog 05/06.03.2024 NN. Dëshmitarja femër kosovare përmes telefonit ka njoftuar se është dëmtuar rrethoja e këtij kompleksit kishtar”, thuhet në raport.

Në vendin e ngjarjes bëhet e ditur se kanë dalë njësitet policore, të cilët kanë iniciuar rastin si “Asgjësim apo dëmtim i pasurisë”.

Nuk raportohet për të dyshuar, ndërsa rasti duke u hetuar.