Ballina Rajoni Parandalohet tragjedia, po ndiqej nga autoritetet greke, shqiptari humbet kontrollin e automjetit...

Parandalohet tragjedia, po ndiqej nga autoritetet greke, shqiptari humbet kontrollin e automjetit dhe i ndodh e papritura

30
0

Një ndjekje në qendër të Athinës për pak sa nuk është kthyer në tragjedi. Mësohet se një shqiptar ka qenë duke u ndjekur nga autoritet greke kur ka humbur kontrollin dhe është përplasur me policinë. Nga përplasja u plagos një efëktiv dhe një këmbësor të cilët kanë shpëtuar.

Ndjekja ndodhi mëngjesin e 7 marsit në zonën e Shën Panteleimonit. 30-vjeçari shqiptar kishte drogë më vete dhe ka tentuar t’i largohet policisë.

Gjatë ndjekjes oficerët e policisë qëlluan gomat e mjetit të shqiptarit dhe e ndaluan atë. Pas kontrollit në automjetin e tij iu gjetën rreth 16 kilogramë hashash. Çështja është marrë përsipër nga Drejtoria e Sigurimit të Athinës.