Me rastin e 60-vjetorit të shkollës së Mesme të Përgjithshme “Mujo Ulqinaku”, që sot është Shkolla e Mesme Artistike “Jan Kukuzeli”, për kontributin e tyre të vyer në mësimdhënie, Shoqata “Durrësi Autokton”, nderoi me titullin “Mirënjohja e Qytetit”, disa nga mësuesit e parë të kësaj shkolle dhe ish- nxënës të saj.
Ky vlerësim vjen në prag të 7 marsit, festës së mësuesit, festës së përhapësve të dritës, të misionarëve që frymëzojnë shpresë dhe nxisin dashurinë për të mësuar.
Gëzimi më i madh për një mësues është kur nxënësi i tij vlerësohet dhe mësuesit e kësaj shkolle, iu janë gëzuar sukseseve të nxënësve të tyre, të cilët kanë shkëlqyer në skenat brenda dhe jashtë Shqipërisë.
Takimin e çeli përshëndetja e Kryetarit të Shoqatës “Durrësi Autokton”, z. Abdulla Deliallisi, e më pas, ajo e drejtorit të shkollës artistike “Jan Kukuzeli”, Dashamir Mehmeti.
U nderuan me titullin “Mirënjohja e Qytetit” 14 ish-mësues të kësaj shkolle:
1. Bedri Rama ( pas vdekjes)
2. Nazifka Deliallisi
3. Shpëtim Kodra
4. Diana Kurtesi- Rruga
5. Myfit Juka (pas vdekjes)
6. Liri Dervishi – Bërdaku ( pas vdekjes)
7. Fatmir Beja ( pas vdekjes)
8. Dikter Mustafaraj
9. Qazim Kalaja (pas vdekjes)
10. Afërdita Bllaca- Burgija
11. Fadil Marika
12. Qanie Hyka
13. Daut Hoxha
14. Satbere Kalamishi
Takimin e përshëndetën edhe një grup muzikantësh me tre numra muzikorë:
“Sonata Concertata” duoja për kitarë dhe violinë luajtur nga Erlind Hoxha dhe Jerina Kazanxhi;
“Largo Vivaldi” në Flaut nga Xhejsi Kalziqi, dhe nuk munguan në këtë takim, tingujt e mrekullueshëm të violinistit Enver Qerimi.
Takimi u moderua nga moderatorja Teuta Dhima.