Ballina Europë Zgjedhjet euro-parlamentare, Von Der Lyen korr një tjetër fitore në KE

Zgjedhjet euro-parlamentare, Von Der Lyen korr një tjetër fitore në KE

80
0

Partia Popullore Evropiane zgjodhi presidenten aktuale të KE-së, Ursula von der Leyen si kandidaten kryesore për zgjedhjet euro-parlamentare të qershorit.

Von der Leyen, e cila mandatin e parë menaxhoi kriza si pandemia dhe lufta në Ukrainë, premtoi stabilitet, siguri dhe kritikoi grupimet ekstremiste të djathta dhe të majta.

“Ata duan të shkelin mbi vlerat tona, të shkatërrojnë Evropën tonë, por ne si PPE nuk do ta lejojmë këtë të ndodhë”, tha Von der Leyen. “Ndaj ky është një moment vendimtar. Sinjali sot nga Bukureshti është se PPE garon për një Evropë të fortë e të sigurtë, paqësore dhe të zhvilluar, demokratike dhe të bashkuar. Ne jemi gjithashtu pro Ukrainës dhe pro sundimit të ligjit”.

Von der Leyen ishte kandidatja e vetme e partisë. Ajo siguroi 400 vota dhe vetëm 89 delegatë ishin kundër saj. Liderët e PPE-së mendojnë se nëse fitojnë zgjedhjet, Këshilli Evropian do ta nominojë atë si presidente të Komisionit dhe ajo do të ketë mbështetjen e Parlamentit Evropian.

“Nëse PPE fiton zgjedhjet, dhe unë besoj se do t’i fitojë pasi të gjitha projeksionet tregojnë kështu, atëherë mbajtja e postit të presidentit të Komisionit Evropian duhet të jetë një proces automatik”, u shpreh Siegfried Muresan, euro-deputet rumun, PPE.

Por një pjesë e mirë e 800 delegatëve zgjodhën të mos votonin, një mesazh i qartë ky për Von der Leyen.

Ursula von der Leyen mund t’i gëzohet mbështetjes që PPE i dha përpjekjeve të saj për të garuar sërish për presidencën e Komisionit. Por një numër i madh delegatësh, 300, nuk votuan dhe mbi 80 e kundërshtuan.