Ballina Bota Akuzohej për trafik droge, ish-Presidenti i Hondurasit dënohet përjetë në SHBA

Akuzohej për trafik droge, ish-Presidenti i Hondurasit dënohet përjetë në SHBA

103
0

Ish-presidenti i Hondurasit Juan Orlando Hernández është shpallur fajtor nga një gjykatë në SHBA për akuzat e trafikut të drogës.

Hernández u dënua të premten për trafik kokainë në SHBA dhe për posedim të “pajisjeve shkatërruese” duke përfshirë armët e renda të zjarrit.

Prokurorët thanë se ish-presidenti drejtoi Hondurasin si një “narko-shtet”, duke pranuar ryshfet nga trafikantët e drogës.

Hernández tani përballet me burgim të përjetshëm.

Ai kishte mohuar çdo akuzë dhe u deklarua i pafajshëm në këtë rast.

Hernández ishte president i Hondurasit nga 2014 deri në 2022, duke shërbyer për dy mandate radhazi.

Ai u ekstradua në Nju Jork dhe u arrestua në vitin 2022 për t’u përballur me akuzat federale në SHBA.