Ballina Aktualitet Dita Ndërkombëtare e Gruas/ “Nata është e jona, poshtë patriarkati”, zbulohet himni...

Dita Ndërkombëtare e Gruas/ “Nata është e jona, poshtë patriarkati”, zbulohet himni i protestës së shoqërisë civile për 8-Marsin, ja skenari që do të ndiqet

85
0

Aktivistët e shoqërisë civile kanë paralajmëruar prej disa ditësh se 8-Marsi, Dita Ndërkombëtare e Gruas do të pritet me protesta, kjo si ndodhi e ngjarjeve të fundit në vend, por këtë vit ndryshe nga të tjerat, tubimi do të mbahet orët e vona të pasdites, kjo si simbol që grave të mos u cënohet liria për të lëvizur, dhe po ashtu të mposhtet mentaliteti patriarkal.

Protesta pritet që të fillojë në orën 18:00 tek sheshi i “Lirisë”, në qytet Studenti, duke ndjekur itinerarin e publikuar, nga vendi ku nis grumbullimi, drejt Liceut Artistik, duke përshkuar më pas rrugën nga Kryeministria, tek Bashkia Tiranë dhe sheshi “Skëndërbej”.

Është zbuluar dhe himni i protestës, e cila do të jetë kënga “Nata është e jona”, që përfaqëson kështu edhe moton e këtij tubimi. Shumë aktivistë të shoqërisë civile e kanë ripostuar, po ashtu edhe figura publike të cilët kanë konfirmuar pjesëmarrjen e tyre.

Teksti: 

Nata është e jona, poshtë patriarkati! (2x)

Nata, nata, nata është e jona (2x)

Nata është e jona, poshtë patriarkati (2x)

Marshojmë për të drejta! (2x)

Marshojmë për liri (2x)

Marshojmë dhe për gratë që sonte janë në shpi (2x)

Duam liri! (2x)

Duam siguri! (2x)

Edhe nëse terri (2x)

Sot na ka kaplu (2x)

Dritën do ta ndezim veten me çliru (2x)

Nata, nata, nata është e jona (2x)

Nata është e jona, poshtë patriarkati! (2x)