Nga Kalosh Çeliku
Katastrofë politike e partive politike shqiptare në pushtet Ditën e Sotshme?! Si, në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut. Edhe, partive politike shqiptare në opozitë me vite e vite si “viktima” politike. Votat e “vjedhura” gjatë zgjedhjeve parlamentare presidentciale dhe lokale. Ndihmë, i thirrin edhe të vdekurit për pushtet, që t’i shpëtojnë nga të gjallët.
Dihet, ende duke u përkundur në djepin Neokomunist ish jugosllav me ninullat e partive politike shqiptare si argatë për pushtet me “Nina Nana”. Dhe, pasuri familjare: “Biro, flej, se: të bënë mirë gjumi”! Edhe, qaj sa të mundesh në djep druri! “Nana, ty po të përkundi. Biro, iu bëfsh Nanës Plak Katundi”!
Përderisa, Nëna nuk të jepë sisë, tambël gjiri: Qajë! Por, të jep Njerka me shishe tambël Lope. Pamarrë parasysh, veprimet dhe punën e tyre politike në Shqipëri, Republikën e Kosovës, apo në Maqedoninë e Veriut, ende duke i përkundur në djep me ninulla “patriotike” me biberon, dhe tambël Njerka, edhe Sotekësajdite.
Vërtetë deri Dje, para fushatave parazgjedhore në robëri: këndonit, dhe hiqnit valle mbi varret e heronjëve kombëtarë, edhe të Jasharjave për Ditën e Nesërme! Por sot, së paku në “Liri”, në emër të heronjëve dhe dëshmorëve të Lirisë, dhe Shqipërisë: u lutem si shkrimtar, mos këndoni edhe hiqni valle me “fitore madhore politike” parazgjedhore, edhe në Kuvendin e Kosovës për Ditën e Nesërme, Shqipëri Etnike!
Kuvendi i Kosovës, e feston fitoren e Jasharjave me pushkë në luftë për Liri. Sot: me këngë patriotike, dhe duartroiktje frenetike të deputetëve shqiptar. Por jo, edhe “fitoren” e tyre në politikë në Kuvendin e Kosovës me këngët popullore të këngëtarve: Ilir Shqiri, dhe Shkurte Fejza: “Sërish vjen marsi”, dhe “Mora fjalë”?! Vetëmse, u mungonte edhe këngëtarja serbe gjysëmlakuriqe Ceca me këngët pornografike.
Pavetëdije, se: Kuvendi i Republikës të Kosovës, nuk është manifestim kulturor i folklorit shqiptar me këngë dhe valle. Festival, i këngëve dhe valleve popullore. Por, Arenë e debateve politike. Kuvend politik, i Shtetit të Republikës pavarur të Kosovës. Dyluftimeve me debate në foltore, ku bëhet politikë shqiptare për Ditën e Nesërme. Dhe, jo me këngë folklorike popullore.
Përderisa Dje, politikanët shqiptar në arenën politike bënin luftë me debate të ashpra në foltore, Sot luftojnë me këngë popullore: këngëtarët Ilir Shaqiri dhe Shkurte Fajza. Që, Dje: gjatë Luftës të UҪK –ës me këngët e tyre patriotike u jepnin zemër kryengritësve për luftë maleve të Kosovës për Liri. Politikanët e Sotshëm: të arratisur, dhe dalldisur me këngët e tyre patriotike të Djeshme, Sot në pushtet, e vënë në vazhdimin e gjumit shekullor popullin shqiptar.
Duartrokitje, Kuvendit të Kosovës me këngë dhe valle patriotike mbi varret e heronjëve shqiptar për Shqipëri! Por, jo edhe politikës e tyre “madhore” shqiptare, ende me brekët nëpër këmbë. Them, me vete: Deri kur, të gjallët në politikë do të jetojnë me heroizmin e të vdekurve?! Që, t’i shpëtojnë nga të gjallët?!
Edhe, do të na mbajnë gjallë, ne: të vdekurve…