Ballina Politika “Greqia mund të na bëjë dëme! Ku e gjen guximin Rama që...

“Greqia mund të na bëjë dëme! Ku e gjen guximin Rama që sillet kështu?”, Lubonja i frikësohet Athinës!

88
0

Fatos Lubonja pasi gënjeu në mediat greke, ka komentuar zhvillimet pas dënimit të Fredi Belerit me 2 vite burgim në studion e emisionit “Open”.

Lubonja u shpreh se për të nuk ka asnjë dyshim se dënimi i tij është një goditje politike dhe një akt i paligjshëm i shoqëruar me shkeljen e çdo procedure. Ai shtoi se një veprim i tillë nuk mund të ndodhte në një vend normal.

“Për mua nuk ka asnjë lloj dyshimi, kjo është një goditje politike. Në një vend normal nuk mund të ndodhte një gjë e tillë. Për mua është pikëpyetja se nga vjen ky guxim për të vepruar kështu, kur edhe shteti grek ka një lloj autoriteti dhe mundësie të të bëjë dëm. Nuk e di nga vjen kjo.

A kemi të bëjmë me një hall më të madh se burgosja e Belerit që Rama do ta mbajë në burg, ndoshta mund të jetë një humbje e sensit të realitetit dhe i duket vetja shumë i fuqishëm.

Ndoshta ka të bëjë diçka me çështjen e detit dhe Erdoganin, por akti në vetvete është i paligjshëm dhe shkelje e çdo procedure, nuk diskutohet fare”, – u shpreh ai.