Këngëtarja Katy Perry u shfaq e zhveshur në Billboard’s Women in Music Awards në Hollywood Park në Inglewood të mërkurën dhe tërhoqi vëmendjen e shumë njerëzve.
Perry kishte veshur një top të shkurtër me lidhëse dhe një fund të kuq që i tregonte të brendshmet dhe fundin e saj. Përveç të pasmeve, këngëtarja tërhoqi vëmendjen edhe me një tatuazh flutur në shpinë.
Ajo ka shpërndarë fotot provokuese të enjten në një rrjet social. “Ti je flutura ime, sheqer o bebe”, ka shkruar ajo nën një seri fotosh.
Në komente ka pasur një diskutim të ndezur mes ndjekësve, të cilët janë tronditur nga lirimi i saj. “Pse duket kështu tatuazhi?”, “Pse e bën këtë? Çfarë ka ndodhur me këtë vajzë?”, “Seriozisht?”, “Oh çfarë është kjo?”, “Bota është shembur”, shkruan fansat e saj.