Ballina Kronika Makina përplas punonjësen e pastrimit të bashkisë në Delvinë, vdes 58-vjeçarja

Makina përplas punonjësen e pastrimit të bashkisë në Delvinë, vdes 58-vjeçarja

54
0

Një aksident është regjistruar mëngjesin e sotëm në Delvinë. Një automjet ka aksidentuar punonjësen e pastrim-gjelbërimit në bashki, në orët e para të mëngjesit.

Shkendije Halili, 58 vjeç u transportua në gjendje të rëndë në urgjencën e Sarandës, por nuk arriti që tu mbijetojë plagëve të marra, pasi kishte pësuar dëmtime të mëdha në kokë dhe në këmbë.

Ndërkohë policia ka shoqëruar shoferin Mateo Rustemi 30 vjeç.