Ballina Rajoni Pas fermerëve, edhe studentët shpërthejnë në protestesta në qendër të Athinës, ja...

Pas fermerëve, edhe studentët shpërthejnë në protestesta në qendër të Athinës, ja çfarë po ndodh

60
0

Teksa parlamenti grek është mbledhur për të miratuar projektligjin për hapjen e universiteteve private, mijëra sudentë kanë shpërthyer në protesta në qendër të Athinës.

Qeveria e qendrës së djathtë të Greqisë argumenton se kjo reformë në arsimin e lartë do të ndihmojë në kthimin në vend të punonjësve të kualifikuar.

Por ky plan është kundërshtuar nga opozita edhe nga studentët, të cilët thonë se ligji shkel Kushtetutën dhe mund të krijojë një sistem me dy nivele për studentët.

Me parullat “Diplomat me meritë. Studime falas” Shoqatat studentore nga e gjithë Greqia marshuan drejt Parlamentit. Në demonstratë morën pjesë edhe sindikatat e mësuesve, studentët dhe federatat. Referuar mediave vendase ishin mbi 8 mijë demonstrues.

Por protesta përshkallëzoi në dhunë. Demonstruesit hodhën sende të forta ndaj oficerëve. Këta të fundit u kundërpërgjigjën me gaz lotsjellës.
6 persona mbetën të plagosur, ndërsa autoritetet shoqëruan 9 persona në komisariat.

Sipas të dhënave të Ministrisë greke të Arsimit, më shumë se 650 mijë studentë aktualisht studiojnë në universitete shtetërore në Greqi, dhe 40 mijë të tjerë jashtë shtetit.