Ballina Ekonomia ​Shqipëri, inflacioni bie në 2.6 për qind

​Shqipëri, inflacioni bie në 2.6 për qind

65
0

Inflacioni, treguesi i ndryshimit të çmimeve ka rënë në 2.6 për qind në shkurt 2024, në nivelin më të ulët qe nga tetori 2021, gjë e cila dëshmon për stabilizim të tregjeve.

Rritja e çmimeve në shkurt u zbut, teksa inflacioni shënoi 2.6%, rezultati më i ulët që nga tetori 2021, përpara se të fillonte një valë rritje çmimesh, fillimisht si rrjedhojë e problemeve në furnizim që krijoi pandemia dhe më pas nga çrregullimet e tregjeve si rrjedhojë e sulmeve të Rusisë ndaj Ukrainës.

Sipas INSTAT, një vit më parë ai ishte 7.1 për qind dhe sot ai ka shkuar në ato nivele që i synon edhe Banka e Shqipërisë, për një ecuri të shëndoshë të ekonomisë. Krahasuar me muajin janar çmimet e produkteve të konsumit, janë rritur 0.3 për qind mesatarisht.

Duke parë grup-mallrat, argëtimi, mobiliet dhe pijet alkoolike kanë një nivel inflacioni nga 3.7 deri në 4.9 për qind, ndërsa ushqimet kanë rënë në nivelin 2.7 për qind.

Në buxhetin familjeve shqiptare, ushqimet përbëjnë grup-mallrat ku shpenzohet pjesa e më e madhe e të ardhurave deri në nivelin 40 për qind.

Një inflacioni nën nivelin 3 për qind, e bën të panevojshëm edhe shtrëngimin e mëtejshëm të politikës monetare nga Banka e Shqipërisë, e cila gradualisht mund të shkojë tek ulja e normave të interesit.