Ballina Bota VIDEO/ Tragjike, pesë palestinezë përfshirë fëmijë vdesin nga pakot e ndihmave

VIDEO/ Tragjike, pesë palestinezë përfshirë fëmijë vdesin nga pakot e ndihmave

38
0

Pesë palestinezë të pafat mbetën të vrarë gjatë një lëshimi ajror të ndihmave humanitare të SHBA-së në Gaza sot.

Shumë parashuta u lëshuan nga ajri, por disa prej tyre nuk u hapën duke shkaktuar tragjedinë. Midis të vrarëve janë edhe dy fëmijë, të cilët u shtypën nën arkat e rënda të ndihmave.

Mijëra civilë të dëshpëruar për ushqim nxitojnë poshtë pakove me ndihma humanitare sa herë ato hidhen me parashuta nga avionët.

Disa shtete, përfshirë Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Jordania apo Emiratet hedhin ndihma nga ajri me parashuta.