Ballina Europë Zelensky viziton në Stamboll fabrikat ku ndërtohen anijet për marinën ukrainase: Faleminderit...

Zelensky viziton në Stamboll fabrikat ku ndërtohen anijet për marinën ukrainase: Faleminderit Erdogan

165
0

“Vizitë në Turqi, Stamboll, në kantieret ku ndërtohen korvetat për marinën tonë. Kontrollova gatishmërinë dhe pajisjet e korvetës Ivan Mazepa dhe fola me personelin e marinës ukrainase.

I falënderova për shërbimin e tyre. Ne po forcojmë vendin tonë”,- shkruan në rrjetin social “X”, presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky për vizitën e tij në Turqi, ditën e sotme.

“Unë inspektova gjithashtu ndërtimin e korvetës sonë të dytë të klasit Ada dhe i dhashë emrin Hetman Ivan Vyhovskyi. Falënderoj Presidentin e Turqisë dhe të gjitha kompanitë e mbrojtjes turke dhe ukrainase për bashkëpunimin e tyre dhe për punën e përbashkët për të afruar paqen më kohë të gjatë dhe të qëndrueshme”,- shtoi ai.