Ballina Sport Zinchenko mund të largohet në verë, 2 klube synojnë lojtarin e Arsenalit

Zinchenko mund të largohet në verë, 2 klube synojnë lojtarin e Arsenalit

115
0

Zinchenko mund të largohet në verë, 2 klube synojnë lojtarin e Arsenalit!

E ardhmja e mbrojtësit të krahut Oleksandr Zinchenko mund të jetë larg Londrës. Lojtari i kombëtares së Ukrainës, që aktualisht luan për Arsenalin, ka përfunduar në syrin e dy klubeve të gatshëm për të përmbushur kërkesat e “topçinjve” për ta lënë të lirë.

Sipas Footballtransers, Newcastle në Premier League, me trajnerin Eddie Howe që është në kërkim të një anësori me këmbë të majtë dhe Bayerni i Mynihut në Bundesligë, një klub që do duhet të zëvendësojë Alphonso Davies i destinuar për t’u bashkuar me Alaba te Real Madrid gjatë verës, kanë shfaqur interes për lojtarin.

Aktualisht jashtë për shkak të një problemi në pulpë, lojtari i lindur në vitin 1996 është një nga titullarët e skuadrës së Artetës (26 paraqitje këtë sezon, 60 në dy vitet e fundit me fanellën e londinezëve) edhe pse ka marrë disa kritika në lidhje me lojën e tij në mbrojtje dhe kjo e bën të pasigurt të ardhmen e tij në Londër. Megjithatë, për ta marrë nga Arsenali do të nevojiten rreth 45 milionë euro.