Ballina Politika Flutura Açka : Mbani shënim, pakt të dytë Rama-Berisha në prill 2024

Flutura Açka : Mbani shënim, pakt të dytë Rama-Berisha në prill 2024

76
0

Deputetja e PD-së, Flutura Açka, i ka quajtur “pakt të ndyrë Rama-Berisha” negociatat e fshehta mes kryetarëve të grupeve parlamentare, Bledi Çuçi dhe Gazment Bardhi për normalizimin e Parlamentit.

Deputetja Açka shkruan se demokratët dhe argatët e Shqipërisë janë në vigjilje të paktit të ndyrë Rama-Berisha.

“Pasi ia hodhëm Bashës në mirëbesim të plotë, pasi ia hodhëm Berishës në izolim të plotë, pasi ia hodhëm ndërkombëtarëve në rrenë të plotë, do t’ia hedhim Ramës në dominim të plotë”, shkruan ajo.

Flutura Açka shkruan se ky është pakti i dytë mes kreut të qeverisë dhe ish-kryeministrit, pas atij në vitin 2008.

“Pakti i parë Rama-Berisha, prill 2008! Pakti i dytë Rama-Berisha, prill 2024 Mbani shënim, do t’ju duhet kur t’ia vijë koha për t’u ankuar”, shprehet deputetja.

Postimi i Flutura Açkës:

Pasi ia hodhëm Bashës në mirëbesim të plotë, pasi ia hodhëm Berishës në izolim të plotë, pasi ia hodhëm ndërkombëtarëve në rrenë të plotë, do t’ia hedhim Ramës në dominim të plotë.

Iluzioni është një pjatë që hahet e vakët, por…

Siç thotë Linkolni, iluzioni është një ngrehinë e bukur, por askush nuk dëshiron të banojë aty.

Demokratët dhe argatët e kësaj Shqipërie në vigjilje tē paktat të dyrë Rama-Berisha:

Diaspora? Lista të hapura? Veting politikanësh? Autoritet për SPAK-un?

Jo, faleminderit!

Pakti i parë Rama-Berisha, prill 2008

Pakti i dytë Rama-Berisha, prill 2024

Mbani shënim, do t’ju duhet kur t’ia vijë koha për t’u ankuar.