Policia e Kosovës ka arrestuar një shtetas me iniciale M., K, në Fushë Kosovë, nën dyshimin se i njëjti person përmes rrjeteve sociale i ka dërguar disa fotografi intime ish-bashkëshortes së tij.
I dyshuari është liruar në procedurë të rregullt, pas intervistimit.
Njoftimi i policisë:
Fushë Kosovë / 08.03.2024 – 01:30. Është arrestuar i dyshuari M.K nën dyshimin se i njëjti përmes rrjeteve sociale i ka dërguar disa foto intime ish-bashkëshortes së tij, viktimës F.K. Në konsultim me prokurorin, i dyshuari pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt.