Ballina Aktualitet Mbyllja e Muzeut Kombëtar/ Arkeologu i njohur zbardh prapaskenat e bujshme: Jam...

Mbyllja e Muzeut Kombëtar/ Arkeologu i njohur zbardh prapaskenat e bujshme: Jam dëshmitar si u bënë rrush e kumbulla 1.5 milionë dollarë

96
0

Arkeologu Neritan Ceka ka folur në lidhje me mbylljen për 4 vite të Muzeut Historik Kombëtar.

Ceka është shprehur se ka qenë dëshmitar i një historie të vazhdueshme dështimesh që nuk lidhen vetëm me një qeveri, se si protagonistë në Ministrinë e Kulturës bëjnë antikulturë.

I ftuar në emisionin Review, Ceka ka kujtuar se si në vitin 2011 qeveria spanjolle dha 1,5 milionë dollarë për rinovimin e Muzeut Kombëtar të cilat u bënë rrush e kumbulla.

“Jam dëshmitar i një historie të vazhdueshme dështimesh që nuk lidhen vetëm me një qeveri, se si protagonistë në Ministrinë e Kulturës bëjnë antikulturë. Ishte viti 2011 kur qeveria spanjolle dha 1,5 mln dollarë për rinovimin e muzeut kombëtar të cilat me ndonjë përjashtim të vogël u bënë të gjitha rrush e kumbulla. U bë një zhurmë e madhe, u krijua një komision me ekspertë ndërkombëtarë, ai që e kryesonte vinte nga UNESCO, morën paratë dhe ikën. Ne atë kohë isha këshilltar i kryeministrit, nuk pyeti njëri as kryeministrin, as këshilltarin. Paratë i sollën të huajt i morën të huajt”, tha Ceka.