Ballina Aktualitet Ndarja e Princ Lekës e Elia Zaharisë/ Aktorët bëhen bashkë, i kërkojnë...

Ndarja e Princ Lekës e Elia Zaharisë/ Aktorët bëhen bashkë, i kërkojnë AMA-s të fshihet video e dhunës në Pallatin Mbretëror

37
0

Aktore dhe aktorë të ndryshëm janë solidarizuar për të kërkuar fshirjen e videos së dhunës në pallatin mbretëror mes Princ Leka dhe Elia Zaharisë.

Në një postim në facebook të Zamira Kitës ata bëjnë thirrje për të  ndalur atë që e quajnë cënim të privatësisë dhe  imazhit dhe I bëjnë thirrje AMA-s të bllokojnë videon.

“Video e bërë publike ku duket aktorja Elia Zaharia, që po ushqen me klikime portale e disa media, kërkon me urgjencë reagimin e AMA-s institucionit që ka përgjegjësi të plotë për fshirjen dhe bllokimin e saj.

Shoqëria e internetit është tashmë një shoqëri e kontaminuar dhe që askush nuk ka kontroll mbi të, por do t’ju luteshim si njerëz, secili individualisht ta fshijë një koment negativ, dhe kështu, pikë-pikë mund të jemi duke kontribuar për një shoqëri më të mirë.

Nesër mund të jesh ti protagonisti i kësaj fushate të cënimit të privatësisë dhe imazhit!

Megjithë këtë baltë komentesh të hedhur mbi një grua, falenderojmë të gjithë ata që nuk janë bërë pjesë.

Është e thjeshtë të jesh spektator duke parë dhimbjen dhe jetën e tjetrit, por le të bëhemi nga ky 8 MARS, aktorët e një ndryshimi për mirë!”