Ballina Aktualitet Përkeqësimi i motit, anulohen lundrimet nga Durrësi e Vlora për Itali

Përkeqësimi i motit, anulohen lundrimet nga Durrësi e Vlora për Itali

77
0

Për shkak të përkeqësimit të kushteve të motitn nga dita e diel do të ndalohet lëvizja e anijeve të pasagjerëve në linjat ndërkombëtare Durrës-Bari-Durrës dhe Vlorë-Brindisi-Vlorë, njofton Drejtoria e Përgjithshme Detare e Shqipërisë.

Po ashtu, do të ndalohet lundrimi për të gjitha mjetet e vogla si dhe për anijet e peshkimit.

Në bazë të parashikimit për situatën hidrometeorologjike, përgjatë bregdetit shqiptar gjatë datave 09-10-11.03.2024 era do të fryj deri 25-45m/s dhe lartësia e dallgëve mund të shkoj deri në 4 metra.

Sipas DPD-së, anijet e transportit ndërkombëtar detar për pasagjer dhe automjete në linjën Durrës-Bari-Durrës dhe Vlorë-Brindisi-Vlorë, ditën e shtunë do të vazhdojnë të operojnë normalisht sipas destinacioneve përkatëse.

Trageti i linjës Durrës-Ankona-Durrës do të operojë normalisht ditën e diel.

Ditën e diel datë 10.03.2024 do të ndalohet lëvizja e anijeve për pasagjerë në linjat ndërkombëtare Durrës-Bari-Durrës dhe Vlorë-Brindisi-Vlorë.