Brajan Gruda është shfaqur protagonist në ndeshjen që ekipi i tij Mainz, luati në transfertë përballë Bayern Munich.
Edhe pse ndeshja u mbyll me rezultatin e thellë në favor te Bayern Munich, ndeshje e vlefshme për javën e 25-të të Bundesligës gjermane, reultatin shkoi ne 2 me 1 fillimisht ku Gruda ishte pikërisht ai që asistoi në golin e vetëm për të tijët.
Në një goditje dënimi nga një distancë e konsiderueshme, mjaftoi prekja e talentit shkodran që t’i hapte rrugën golin të shënuar nga Amiri.
Kujtojmë që gjithashtu, 19-vjeçari është një dëshirë e madhe e Sylvinhos.
Trajneri brazilian po mundohet prej kohësh që ta bindë Grudën që të bashkohet me Kombëtaren shqiptare.