Kryeministri Edi Rama pas mbledhjes së qeverisë me pushtetin vendor në Shkodër, ka dalë në konferencë për media.
I pyetur nëse do të ketë zgjedhje pas dënimit të Fredi Belerit Rama tha: Ju e dini mirë pse nuk kemi pasur zgjedhje. Ka qenë një shfaqje e vullnetit të mirë nga ana e Shqipërisë. Duhet të presim vendimin e apelit dhe pastaj duhet të veprojmë sipas ligjit.
Ju kujtoj që zgjedhjet nuk i shpall kryeministria, por presidenti. Është një proces që do ndjekë procedurën ligjore.
Do kishte qenë fortë e udhës që drejtësia të ishte lënë e qetë, siç e kemi lënë ne të qetë për këdo brenda, sepse është drejtësia shqiptare që lidhet me qytetarët e Shqipërisë. Zotëria është një qytetarë i Shqipërisë, nuk është as mbi të tjerët dhe as nën të tjerët, pasi ligji është i barabartë për të gjithë.
Për ne që nuk komentojnë vendimet e drejtësisë, tingëllon paska cingëriste që dëgjojmë zëra që komentojnë vendimet e Shqipërisë.