Ballina Politika Basha uron anëtarët e kryesisë dhe kryetarët e dalë nga Kuvendet Zgjedhore...

Basha uron anëtarët e kryesisë dhe kryetarët e dalë nga Kuvendet Zgjedhore të degëve

91
0

Në një postim në rrjetin social facebook, kreu i PD-së, Lulzim Basha, ka uruar zhvillimin e zgjedhjeve në degët Tepelenë, Lezhë, Prrenjas, Has dhe Cerrik.

“Pavarësisht pengesave dhe vështirësive, qëndresa dhe vendosmëria e demokratëve për të ecur përpara dhe për të parë nga e ardhmja, bën që Partia Demokratike të ringrihet në çdo qelizë të saj, e sigurt dhe e vendosur. Urime të përzemërta për anëtarët e kryesisë dhe kryetarët e dalë nga Kuvendet Zgjedhore të degëve, Ladi Bana – Tepelenë, Alfrida Marku – Lezhë, Leonard Ozuni – Prrenjas, Seit Jaku – Has, Ibrahim Sako – Cerrik!” – shkruan Basha në facebook.

“Vetëm një PD me fytyrë njerëzore dhe në kontrast të thellë me politikën e vjetër të bashkëpunimit në të keqe dhe të dakortësisë për të luajtur lojën në kurrizin e njerëzve, do të na shndërrojë në një forcë fituese dhe do të bëjë që t’i përgjigjemi aspiratave dhe nevojës së njerëzve për ndryshim. Jemi të vendosur ta bëjmë me njerëzit e duhur, në partneritet të ngushtë me aleatët gjeostrategjikë dhe në një koalicion të madh me zemrat e shqiptarëve!” – përfundon ai.

Kujtojmë se Partia Demokratike e Shqipërisë është duke përfunduar procesin zgjedhor në të gjithë degët e Shqipërisë dhe është duke bërë përgatitjet e fundit për nxjerrjen e listës që do të përfaqësojnë këtë forcë politike në zgjedhjet e vitit të ardhshëm.