Një tjetër takim mes kryeministrit polak Donald Tusk dhe fermerëve ka përfunduar në Varshavë.
Përfaqësuesit e protestuesve thanë pas bisedimeve se kreu i qeverisë paraqiti propozime për zgjidhjen e disa problemeve me të cilat përballen prodhuesit polakë të ushqimit.
Por se në takim nuk u arrit asnjë marrëveshje.
Para bisedimeve, fermerët njoftuan se nëse kërkesat e tyre nuk plotësohen, protesta e tyre mund të intensifikohet në kufirin me Ukrainën.