“Anfield Road”, do të jetë arena e përballjes së dy gjigandëve të futbollit anglez.
Liverpool dhe Manchester City, do ta sfidojnë njëri-tjetrin, ndoshta në ndeshjen vendimtare për titullin e kampionit.
Aktualisht “The Reds” gjenden në vendin e dytë me 63 pikë, një më shumë se “Citizens”, që është në vendin e tretë.
Fitorja për cilëndo nga këto dy skuadra, do të nënkuptonte vendin e parë, qoftë edhe përkohësisht.
Sipas statistikave, Liverpool prin sa i përket fitoreve ndaj Cityt.
Deri më tani skuadra e drejtuar nga Jurgen Klopp është përballur 195 herë me skuadrën e kaltër nga Manchesteri.
Nga ato, Liverpool i ka fituar 93 lojë, 52 kanë përfunduar me barazim derisa ekipi i drejtuar nga Pep Guardiola, i ka 50 fitore.