Ballina Aktualitet “Donin të mbyllnin uzinën”, Artan Hoxha zbulon prapaskenat e forta: Ja si...

“Donin të mbyllnin uzinën”, Artan Hoxha zbulon prapaskenat e forta: Ja si u mor peng në Poliçan drejtori i Policisë

200
0

Gazetari Artan Hoxha është shprehur se ish-kombinati i prodhimit të armatimit në Poliçan sot shërben vetëm për demontim, pasi sipas tij, linjat e prodhimit janë shkatërruar.

Komentet Hoxha i bëri në një emision televiziv, ku tha se në Poliçan është bërë edhe protesta e parë në Shqipëri kundër qeverisë së parë demokratike, për shkak se ata pretendonin të mbyllnin uzinën.

Ai tregoi se protesta ishte e dhunshme dhe u mbajt peng në atë kohë edhe drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit.

“Poliçani pas 90-ës është qyteti i parë në Shqipëri që ka bërë protestën e parë, më sakt ishte demonstratë se ka qenë shumë e dhunshme, ndaj qeverisë së parë demokratike. Pra zgjedhjet u bënë në mars, qeveria u formua në fillimin e prillit dhe në qershor u bë protesta, pasi u tentua që të mbyllej uzina e Poliçanit. Aty cilësohej si zonë super mbështetëse e majtë.

U tentua të bllokohej uzina dhe është marrë peng në atë kohë drejtori i përgjithshëm i Policisë së Shtetit aty. Janë mbajtur peng, janë ulur helikopterët dhe janë mbajtur helikopterët në tokë. U tentua të hyej me forca speciale. Ata vërtetë nuk kishin armë, por tornitorët e Poliçanit po t’u jepje disa tuba metalik, ta bënin armën në moment.

Ai si objekt është një objekt i fortifikuar dhe tunelet nëntokësore nuk kanë çeduar. Ai ka një të mirë se është afër me Kuçovën, që është baza tjetër. Problemi sot është se të gjitha linjat e prodhimit që ka pasur Poliçani janë shkatërruar. Sot Poliçani mund të bëjë vetëm demontim. Për shkak të keqqeverisjes. Janë kthyer në kompani që merren me prodhimin e peshkut”, tha Hoxha.