Ballina Europë E rëndë në Gjermani, vritet me armë zjarri boksieri shqiptar

E rëndë në Gjermani, vritet me armë zjarri boksieri shqiptar

52
0

Boksieri shqiptar, Besar Nimani, u vra këtë të shtunë në Gjermani, në qytetin e Bielefeld.

Sipas mediave të huaja, ishin familjarët e Nimanit ata që njoftuan vdekjen e boksierit.

Siç raportohet nga mediet gjermane të bazuara në deklaratat e dëshmitarëve, 38-vjeçari shqiptar u qëllua me armë teksa po dilte nga një restorant i qytetit. Sipas ‘BILD’, Nimani vdiq në vend.

Autoritetet gjermane nuk kanë bërë ende asnjë arrestim, ndërsa janë në ndjekje të autorëve.

Nimani në vitin 2013 ka rënë pre e një sulmi të ngjashëm me armë zjarri.

Besar Nimani ka qenë një boksier i kategorisë “Super Welterweight” dhe në 27 ndeshje numëron 26 fitore dhe vetëm 1 humbje. Ai u tërhoq përfundimisht nga boksi në vitin 2019.