Ballina Kulturë Edmond Tupe: Fjalët e pista mungojnë nga fjalori i Gjuhës Shqipe

Edmond Tupe: Fjalët e pista mungojnë nga fjalori i Gjuhës Shqipe

103
0

Në këtë puntatë “Profil” ka sjellë historinë e jetës së Edmond Tupes në ekranin e Euronews Albania.

Avangard, kritik, erudit dhe artist kështu mund të përkufizohet profesori, por përveç këtyre ai ka një jetë të mbushur me kujtime të trishta dhe momente suksesi.

Gazetarja Greta Topjana ka nxjerrë nga sirtari i tij jo vetëm foto por shumë momente nga jeta e Edmond Tupes.

Ai theksoi se seksi në Shqipëri është tabu ndërsa shtoi se fjalët e pista, mungojnë në fjalorin e Gjuhës Shqipe.

“Seksi është tabu, varet dhe nga niveli i familjes, por me internetin fëmijët i dinë gjërat që në moshën 7-8 vjeç. Botova unë librin e “Fjalorin Erotik të Gjuhës Shqipe”. Në fjalorin e Gjuhës Shqipe nuk ekzistojnë fjalët që kanë të bëjnë me seksin. Në fjalorin shqip ka kanë futur fjalën SIDA, por çfarë na mbron ne nga SIDA? Fjala prezervativ nuk ekziston”-tha ai.

Profesori Edmond Tupja ka perkthyër mbi 50 libra dhe ka shkruar dhjetëra.

Nder botimet më të njohura të tij janë “Trotuarët e trishtimit”, “Rërë e rëndë”, “Fjalori erotik i gjuhës shqipe”, “69 variacione për një temë erotike”, “Mos ik o ma!”, “Kujtimet e një karrigeje” etj ku pjesë e letërsisë së tij ka qenë edhe ajo erotike.