Ballina Sport Erzeni kërkon të përsëritë historinë ndaj Partizanit, vetëm një mungesë për skuadrën...

Erzeni kërkon të përsëritë historinë ndaj Partizanit, vetëm një mungesë për skuadrën e Deliallisit

58
0
Erzeni ka lënë pas një ndeshje me shumë ngarkesë në Shkodër, teksa në 120 minuta lojë tentoi kualifikimin në Kupë, por nuk ia doli dot kundër Vllaznisë. Trajneri Alfred Deliallisi ka marrë sinjalet e duhura nga skuadra, ndërsa e rëndësishme tashmë për shijakasit është mbijetesa.
Ndeshja e radhës është shumë delikate, pikërisht kundër Partizanit të dielën e sotme në orën 14:00 në stadiumin e Rrogozhinës. Shijakasit arritën një fitore të madhe në fazën e dytë me kampionët në fuqi në stadiumin “Air Albania” dhe do të kërkojnë të përsërisin suksesin, me synimin për t’u shkëputur nga zona e rrezikshme.
Trajneri Deliallisi nuk do të ketë në dispozicion mbrojtësin e krahut të djathtë, Anteo Osmanllari, i cili ka plotësuar numrin katër të kartonëve të verdhë gjithashtu me shumë gjasa dhe mbrojtësit Nehar Sadiki dhe Ardit Peposhi të cilët nuk janë rikuperuar ende nga shkalla e dëmtimeve. Gjasat janë që në vend të tij të luajë Bekim Maliqi, ndërsa është kthyer i gatshëm sulmuesi maroken, Marzouk, i cili luajti edhe në Shkodër./PS