Një 23-vjeçar shqiptar është arrestuar në Itali, pas përplasjes mes dy bandave, ku një shqiptar humbi jetën, ndërsa 3 të tjerë mbetën të plagosur rëndë. Ndërkohë, 3 shqiptarë të tjerë që dyshohet se kanë qenë pjesë e sulmit me armë janë identifikuar dhe tashmë janë shpallur në kërkim nga autoritetet italiane.
Përplasja me armë mes dy bandave rivale shqiptare ndodhi mbrëmjen e 9 marsit në qendër të Frosinones. Fillimisht sherri mes tyre nisi brenda Shake Bar, një lokal mjaft i frekuentuar nga të rinjtë në zonë.