Bayer Leverkusen nuk njeh humbje këtë sezon me Xabi Alonson në stol dhe Granit Xhakën në regji. Për raundin e 25-të në Bundesligë, ‘Aspirinat’ fituan 2-0 me Wolfsburg në shtëpi dhe prijnë renditjen me dhjetë pikë më shumë se Bayern Munich.
Në “Bay Arena” ishte Tella që zhbllokoi ndeshjen në minutën e 37-të me kokë, kjo pas një aksioni brilant dhe pasimi të bukur nga Grimaldo. Edhe pse me vetëm një gol epërsi, Bayer s’e vendosi në diskutim fitoren dhe gjeti golin e dytë më Wirtz në të 86 minutë, me asistin e Palacios.
Më herët këtë të dielë Freiburg fitoi 1-2 në udhëtim me Bochum, teksa Eintracht Frankfurt mposhti 3-1 Hoffenheim. Me mbylljen e raundit të 25-të, Leverkusen prin tabelën me 67 pikë, dhjetë më shumë se Bayern Munich. Stuttgart dhe Dortmund në zonën Champions.