Ballina Rajoni Marrin 150 mijë euro në një banesë, 44-vjeçarja shqiptare bën ‘namin’ në...

Marrin 150 mijë euro në një banesë, 44-vjeçarja shqiptare bën ‘namin’ në Greqi si organizatore e vjedhjeve ‘galopante’

51
0

Një 44-vjeçare shqiptare ka qenë “truri” i një vjedhjeje prej 150 mijë eurosh në një shtëpi në Greqi. Shqiptarja i kishte i kishte dhënë informacionet të dashurit të saj 29-vjeçar për banesën e cila kishte një kasafortë me shumën e parave, dhe gjithashtu ishte në dijeni se kur nuk ishin pronarët në shtëpi. Pas këtyre informacioneve 29-vjeçari me disa persona të tjerë kanë kryer vjedhjen.

Rasti u zbardh nga Policia e Sigurimit të Edesës, por autorët vijojnë akoma në kërkim, si dhe shuma e majme që kanë marrë, shkruan Protothema.

Nga kontrollet në banesën e 44-vjeçares në zonën e Pellës, iu gjetën 5300 euro, të cilat u sekuestruan. Dosja në ngarkim të saj iu dërgua prokurorisë. Për të rëndon vepra penale e “vjedhjes së rëndë”. Autoritetet vijojnë punën për identifikimin e 29-vjeçarit dhe bashkëpunëtorëve të tij.