Ballina Sport Pamje banale në Serie A, trajneri i Leçes godet me kokë sulmuesin...

Pamje banale në Serie A, trajneri i Leçes godet me kokë sulmuesin mik. Mjafton një gol nga jashtë zone, Verona fiton në Leçe!

207
0

Në stadiumin “Via del Mare”, vendasit e Leçes u mposhtën minimalisht 0-1 nga Verona. Miqtë kështu lënë zonën e ftohtë dhe parakalojnë puljezët në renditje duke komplikuar pozitat e Leçes në klasifikim. Goli i Folorunsho në minutën e 17-të nga jashtë zone ishte deçiziv për Veronën. Për vendasit në fushë 81 minuta qëndroi Ylber Ramadani, ndërsa Medon Berisha ishte në stol.

Leçe humbi 0-1 me Veronën në duelin e mbijetesës në Serie A. Pesha e këtij dueli u pa në fund, aty ku pati një sherr mes sulmuesit mik Henry dhe trajnerit vendas, D’Aversa. Ishte ky i fundit që në fundin e ndeshjes goditi me kokë sulmuesin, me Henry që ishte ndëshkuar me karton të kuq.