Ballina Rajoni Tronditëse/ U përplas me gomarin, humb jetën 24-vjeçarja

Tronditëse/ U përplas me gomarin, humb jetën 24-vjeçarja

118
0

Një 24-vjeçare ka gjetur vdekjen në ishullin Rodos në Greqi pas një aksidenti tragjik që ndodhi ditën e sotme.

Sipas mediave greke, një makinë e drejtuar nga një i ri, pak para se të hynte në fshatin Kalathos, është përplasur me një gomar.

Pëplasja me gomarin ka bërë që vajza fatkeqe e cila ishte pasagjere të humbë jetën. Ndërsa drejtuesi i mjetit është plagosur rëndë dhe po trajtohet në spitalin e Rodosit.