Ministri i mbrojtjes në mandatin teknik dhe kreu i SNS Vuçeviç, ka deklaruar se pushteti në Prishtinë në mënyrë të vazhdueshme bënë presion ndaj serbëve në Kosovë dhe ky është rreziku më i madh për Serbinë, sipas tij atje po bëhet spastrim dhe lufta diplomatike është opsioni më i mirë, por nuk ka me kënd të bisedohet, duke përsërit se nuk do ketë njohje të Kosovës, shkruan “Kurir”.
Vuçeviç sot në TV Pink deklaroi se “de facto atje po ndodhë spastrim etnik i serbëve”, ndërsa Serbia si opsion i mbetet “lufta diplomatike, opsioni i konfrontimit dhe luftës apo heshtja edhe mos ndërmarrja e asnjë veprim”.
“Mendoj se lufta politike e diplomatike është opsioni më i mirë” si ka thënë edhe Vuçiç, duke njoftuar se Serbia çdo ditë ndërmerr hapa politik e diplomatik në lidhje me atë çfarë ndodhë në Kosovë.
Sipas tij, pushteti në Prishtinë nën udhëheqjen e Kurtit po ndërmerr aktivitete “që atje mos të mbetet asnjë serb”, në pritje të njohjes së pavarësisë së vetëshpallur të Kosovës nga Serbia.
“As atëherë nuk do pranohet njohja, mos të mashtrohen se me sulme ndaj popullatës do detyrojnë Serbinë që të njoh Kosovën – nuk ka njohje të pavarësisë”, tha ai.
Vuçeviç ka theksuar se Beogradi rreth problemeve me të cilat ballafaqohen serbët “nuk ka me kënd të bisedojë, sepse Kurti nuk dëshiron bisedime”.