Ballina Lifestyle 23-vjeçarja çeke rrëmben çmimin Miss World 2024

23-vjeçarja çeke rrëmben çmimin Miss World 2024

85
0

Kristina Piskova ka rrëmbyer çmimin e Miss World 2024, në konkursin e bukurisë që u mbajt në Mumbai të Indisë.

Bukuroshja çeke ka arritur të triumfoj midis 11 vajzave të tjera që ishin kandidate për kurorën.

Piskova një studente në fakultetin e Drejtësisë foli për temën tabu të menstruacioneve dhe u shpreh se “të jesh grua është dhuratë”.

Vajzat e tjera që u dalluan në garë ishin Yasmina Zeitoun nga Libani, Lesego Tsombo nga Botsvana dhe në fund, Ashe Abrahams nga Trinidad dhe Tobago.

Miss World konsiderohet si konkursi më i vjetër ndërkombëtar i bukurisë, i themeluar për herë të parë në Mbretërinë e Bashkuar në 1951.