Ballina Politika A do e marrë Tabaku drejtimin e PD? Deputetja na habit me...

A do e marrë Tabaku drejtimin e PD? Deputetja na habit me përgjigjen e saj

70
0

Deputetja Jorida Tabaku tha në një intervistë televizive se po të kishte pasur ambicie për të drejtuar Partinë Demokratike, sjellja e saj do të kishte qenë ndryshe.

Ajo tha se të qenurit e përfshirë në politik, normalisht që ka të bëjë edhe me ambicien personale por sipas saj detyra kryesore e politikanit është të tejkalojë veten dhe të tregojë se mund të punojë për të mirën e vendit edhe pa pasur ndonjë pozicion.

“Kur je në politik nuk do të thotë se nuk ke fare ambicie, por unë po të kisha ambicie për të drejtuar Partinë Demokratike, sigurisht që do të isha sjellë ndryshe. Unë kur them që jap dorëheqjen nga një pozicion jap me të vërtetë dorëheqjen nga ai pozicion.

Kam qenë pa asnjë pozicion në pjesën më të madhe të jetës sime. Pozicioni më jep mua një privilegj që ndoshta në disa raste mund të jetë edhe i pamerituar, unë besoj se sot kemi një detyrë të kalojmë veten. Këtë duhet ta tregoj nga vetja”,-tha Jorida Tabaku.