Një 51-vjeçar është arrestuar nga policia e Fierit, pasi gjatë një konflikti për pronën me një 63-vjeçar dhunoi djalin e këtij të fundit.
Pas konfliktit për një truall toke, 53-vjeçari ka mbyllur portën e rrethimit të tokës në pronësi të 63-vjeçarit si dhe ka shtyrë djalin e këtij të fundit.
Materialet procedurale në ngarkim të tij i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.
“Në vijim të informacionit të dhënë më datë 09.03.2024, për një konflikt për motive pronësie, ndërmjet tre shtetasve, informojmë se specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Lushnjë, në vijim të veprimeve procedurale për këtë rast, referuan materialet shtesë në Prokurori, për shtetasin E. K., 51 vjeç, pasi nga veprimet hetimore dyshohet se me vetëgjyqësi ka tentuar të mbyllë portën e rrethimit të tokës në pronësi të 63-vjeçarit me të cilin është konfliktuar, si dhe ka shtyrë me forcë djalin e këtij shtetasi”, thuhet në njoftimin e policisë.