Ballina Sport Vendos një penallti, Vllaznia triumfon ndaj Skënderbeut

Vendos një penallti, Vllaznia triumfon ndaj Skënderbeut

130
0

Vllaznia vazhdon serinë e rezultateve pozitive në kampionat. Shkodranët triumfuan minimalisht ndaj Skënderbeut, në ndeshjen e vlefshme për javën e 27-të në Superiore.

Pavarësisht rasteve të shumta të krijuara, Skënderbeu nuk ia doli dot të konkretizojë. Në fakt Ramos zhbllokoi sfidën, por goli i mbrojtësit u anulua për prekje me dorë.

Vendosi një penallti e shndërruar në gol nga Bekim Balaj në minutën e 75-të. Në fund, Vllaznia e mbylli me 10 lojtarë, pasi Krymi u ndëshkua me karton të kuq.

Me këtë fitore, Vllaznia rikthehet në vendin e dytë me 49 pikë, dy më pak se Egnatia kryesuese, ndërsa Skënderbeu mbetet në vendin e katërt me 37 pikë.