Ballina Kronika Vlorë/ Aksident mes dy automjeteve në Panaja, dy persona dërgohen në spital

Vlorë/ Aksident mes dy automjeteve në Panaja, dy persona dërgohen në spital

110
0

Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në aksin rrugor Vlorë-Novosel, në Panaja.

Sipas njoftimit të policisë, një automjet tip ‘Mitsubishi’ me drejtues I.C. është përplasur me një automjet tjetër tip ‘Benz’ me drejtues Sh.B. Si pasojë e përplasjes kanë mbetur të dëmtuar drejtuesi i ‘Benz’ dhe pasagjeri i ‘Mitsubishi’ L.C.

Të dy këta persona ndodhen në spital në kujdesin e mjekëve jashtë rrezikut për jetën.

Në vendngjarje është edhe grupi hetimor që po vijon procedurat për sqarimin e plotë të ngjarjes.