Ballina Politika Begaj zbardh diskutimet me gjeneralin Christopher Cavoli: Folëm për situatën e sigurisë...

Begaj zbardh diskutimet me gjeneralin Christopher Cavoli: Folëm për situatën e sigurisë në tërësi dhe…

41
0

Presidenti i Republikës Bajram Begaj ka zbuluar në një emision televiziv, detaje nga biseda me komandantin e NATO. Begaj tha se diskutoi me gjeneralin Christopher Cavoli lidhur me situatën e sigurisë në tërësi dhe atë të rajonit në veçanti.

“Sapo mbarova takimin me gjeneral Cavolin, një mik i Shqipërisë dhe shqiptarëve. Takimi ishte mjaft i frytshëm, biseda ishte shumë e plotë në lidhje me sigurinë në tërësi, çështje të sigurisë rajonale në veçanti, rolin e Shqipërisë si vend anëtar në NATO, kontributin e Shqipërisë si faktor paqeje dhe stabiliteti në rajon dhe e falënderova për ndihmën që Aleanca i ka dhënë Shqipërisë dhe së fundmi me inaugurimin e bazës ajrore të Kuçovës”, u shpreh Presidenti.

Duke pranuar se siguria globale është e paqëndrueshme, Begaj tha se edhe Shqipëria duhet të jetë e përgatitur dhe si vend anëtar i NATO-s ka diskutuar rreth skenarëve të mundshëm të krizave dhe mënyrën e përballimit të tyre.

“Situata e sigurisë globale është e paqëndrueshme, sfida dhe kërcënime të shumëllojshme po destabilizojnë rendin botëror. Ne duhet të jemi të përgatitur. Të qenurit vend anëtar i NATO-s na jep mundësinë të diskutojmë skenarët e mundshëm të këtyre krizave dhe përballimin e tyre. Natyrisht përballimi i kërcënimeve dhe sfidave nuk mund të bëhet vetëm, duhet të jemi bashkë. Shqipëria si vend anëtar i NATO-s patjetër që bën vlerësimin e risqeve dhe kërcënimeve të situatave globale dhe në vend. Për këtë arsye miratohen edhe dokumente strategjik që është strategjia e mbrojtjes kombëtare dh enë bazë të saj bëhen skenarë që duhet ët përballohen nga shteti shqiptar. Patjetër që kontributi i Shqipërisë në NATO është i vlerësuar”, theksoi Behaj.

Kreu i shtetit tha se Shqipëria do shtojë trupat ushtarake në NATO që më pas do shkojnë dhe në veri të Kosovës, ku do t’i bashkohen forcave të KFOR.

“Kemi diskutuar edhe për rritjen e kontributit të Shqipërisë  në misione të ndryshme dhe veçanërisht në Kosovë. Një gjë e rëndësishme që u përmend ishte mesazhi që çdo vend tjetër duhet të bëjë atë që ka bërë Shqipëria këtë vit, realizmi i buxhetit 2% të PBB për Forcat e Armatosura. Duke u rritur kapacitete mbrojtëse kombëtare do të kemi mundësi të kontribuojmë më shumë edhe në Aleancë”, deklaroi Presidenti.