Ballina Kronika Drejtonte automjetin në gjendje të dehur, vihet në pranga 69-vjeçari

Drejtonte automjetin në gjendje të dehur, vihet në pranga 69-vjeçari

44
0

Një person është arrestuar nga efektivët e policisë Fier, pasi drejtonte automjetin në gjendje të dehur. Në pranga është vënë shtetasi me inicialet F. M., 69 vjeç, banues në fshatin Kashtëbardhë, Lushnjë.

Njoftimi i policisë:

Specialistët e Sektorit të Policisë Rrugore të DVP Fier arrestuan në flagrancë shtetasin F. M., 69 vjeç, banues në fshatin Kashtëbardhë, Lushnjë pasi u konstatua nga shërbimet e Policisë, duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.