Ballina Sport Ronaldo Luiz Nazario adhuron lojën e Jude Bellingham te Reali, ja deklarata...

Ronaldo Luiz Nazario adhuron lojën e Jude Bellingham te Reali, ja deklarata e fortë që bëri ndaj tij

46
0

Ish-futbollisti brazilian, Ronaldo, nuk i kursen elozhet për Jude Bellingham.

Britaniku po shkëlqen në këtë sezon të parë me Realin e Madridit, teksa “Fenomeni” theksoi se e adhuron mënyrën si luan Bellingham.

“E adhuroj Bellingham, dhe e adhuroj mënyrën se si ai luan me fanellën e Real Madridit.

Po shënon në thuajse të gjitha ndeshjet, avancon me shpejtësi drejt sulmit dhe arrin të dallosh dëshirën e tij për të gjetur rrugën rrjetës”, deklaroi Ronaldo.