Brahim Diaz ka zgjedhur të përfaqësojë kombëtaren e Marokut dhe Federata e vendit afrikan tashmë ka ‘dritën jeshile’ nga FIFA për të bërë këtë lëvizje dhe për ta thirrur talentin e Real Madrid në listën e radhës.
Të martën, më 12 mars, Federata Marokene ka marrë nga FIFA dokumentacionin që akrediton ndryshimin e kombësisë sportive të yllit të “Los Blancos”.
Sipas gazetës “MARCA”, tashmë është e qartë se Diaz do të veshë fanellën e “Atlas Lions”.
Në fakt, sipas disa mediave marokene, lojtari mund të debutojë në miqësoret e ardhshme kund Angolës dhe Mautiranias.