Ergys Verdho është emëruar në krye të Drejtorisë së Hekurudhës Shqiptare.
Kështu Verdho do të zëvendësojë në këtë detyrë Gentian Likon. Ndërsa postin e tij në Korporatën Elektro-Energjetike Shqiptare do e mbajë Erlind Sulo.
Verdho ka mbajtur më herët edhe postin e drejtorit të Autoritetit Rrugor Shqiptar.
Detyra e tij më e re në krye të Hekurudhës konsiderohet si një post tepër i rëndësishëm, ndërkohë që me financim të Bashkimit Europian, në Shqipëri pritet të rivitalizohen disa segmente hekurudhore, si ajo Tiranë-Durrës, dhe të ndërtohet linja e re Tiranë-Durrës-Shkodër-Gjakovë.