Dëmtimi që pësoi këtë fundjavë ndaj Milanit do t’i kushtojë shtrenjtë Ardian Ismajlit. Mbrojtësi i Kombëtares shqiptare, duket se do të jetë i detyruar që të qëndrojë për një periudhë relativisht të gjatë jashtë fushave të lojës.
Ismajli pësoi një dëmtim në kofshë dhe iu nënshtrua testeve më të hollësishme gjatë ditëve të para të kësaj jave. Ata konfirmuan tërheqjen muskulore dhe vetë klubi bëri të ditur se tashmë lojtari ka filluar fazën e riaftësimit.
Sipas “Firenze Today”, ky dëmtim nënkupton një mungesë prej rreth një muaji për mbrojtësin nga fushat e lojës, deri në riaftësimin e plotë të tij. Një problem për Empolin e përfshirë në luftën për mbijetesën në Serinë A, por edhe për Kombëtaren kuqezi, ku Ismajli është një element fiks në prapavijë,
Trajneri Silvinjo kishte planifikuar futbollistin si pjesë të skuadrës për miqësoret e marsit që do të shërbejnë për të konsoliduar lojën e ekipit para EURO 2024. Por me sa duket do të ndryshojë plani për shkak të kësaj mungese të rëndësishme, pasi Ismajli është një prej lojtarëve më të aktivizuar të tij.
Shqipëria synon që të lërë gjurmë në Premierën e Europianit, teksa është në një grup me Italinë, Kroacinë dhe Spanjën. Trajneri i kuqezinjve, Sylvinho...