Ballina Aktualitet Si i njoha unë të paskrupujt e pushtetit të majtë dhe të...

Si i njoha unë të paskrupujt e pushtetit të majtë dhe të djathtë. Një libër që do ta copëzoj çdo ditë në bulevard news

113
0

Ka kohe që ai është një botim tashmë. Ka kohë që ka marrë kohën time po dhe kohën e atyre që kanë qenë drejtor, kanë qenë gazetar, kanë qenë njerëz që kanë menaxhuar fonde. Nuk ka lidhje me asgjë personale. Ngjarjet janë të vërteta në 28 vitet e mija si gazetar. Pasi Libri ka marrë formatin e vet dhe do të jetë së shpejti i botuar për miqtë e mi, pasi unë kurrë nuk bëj promovim librash, vendosa ta copëzoj, për të sjellë te ju ashtu sic unë i pata informacionet, ashtu sic unë gabova duke dashur të ndihmoj. Vendosa tu sjellë ata emra që ndoshta do të jenë vlera, po dhe plehra të një shoqërie që pak pyeti për politikë. Që shumë politika u tall me ta. Janë të gjithë aty, të majtë dhe të djathtë, bashkë me mua dhe janë të gjithë të gatshëm të thonë të kundërtën. Nga Sokol Olldashi, Eduard Ndreu e deri te boksieri Vangjush Dako, nga bibisiteri Ron Shqopa, nga burgaxhiu Plator Mehmeti. Te Luan Zaza qe ka shitur varre e Fatos Nano i thonte sheiku i naftes per tollonat qe vidhte etj…janë aty të gjithë siç e kam menduar unë…dhe të gjithë kanë të drejtën për të kundërshtuar copëzat që janë bërë 500 faqe libër. Janë aty edhe ata që vranë veten në polici, ata që me adresa OPGJ të policisë kanë maskaruar gazetar e fëmijë gazetarësh, janë aty inspektor si Ton Basho, Arjan Zaka, Elmaz Azizaj e Amarildo Reçi, prokurorë që nuk shohin penalitete kur akuzohesh që ke lënë kopila rrugës si një farë Gezimi etj. Janë të gjithë aty jo ata që më kanë bërë keq mua po që kanë masakruar një qytet. Debila që punojnë edhe në gazetari dhe  ndanin ushqime me emra gazetarësh nëpër dyqanet e lagjeve. Jane aty policë që trafikonin, polic që shisnin lajme dhe mbyllnin vrasje. Nga e hëna të Paskrupujt në Bulevard news!