Ballina Kronika Aksident i rëndë në vend/ 16-vjeçari humb kontrollin e motoçikletës dhe bie...

Aksident i rëndë në vend/ 16-vjeçari humb kontrollin e motoçikletës dhe bie nga ura 5 metra e lartë, zbardhen detajet e para

50
0

Një aksident ka ndodhur para 30-minutash në të hyrë të Piskovës në Bashkinë Përmet. Një 16-vjecar teksa po ngiste një motoçikletë ka rënë nga ura në të hyrë të Njësisë Administrative Piskovë, në aksin nacional Këlcyrë-Permët.

Djali  16-vjeçar ka rënë nga një lartësi prej 5 metrash. Në vendngjarje ka shkuar grupi hetimor dhe konfirmohet se djali 16-vjecar ka marrë në përdorim motoçikletën pa patur leje drejtimi.

Motorri (me 4 goma) është më flotën e motorëve që jep me qera kryetari i Njësisë Administrative të Piskovës, Juxhin Pasho.